Lindsay Lohan e ka rrëmbyer plotësisht vëmendjen në spektaklin e javës së modës të Cynthia Rowley-it.
Sipas revistës së “New York Magazine” aktorja e filmit “The Mean Girls” gati shkaktoi një trazirë kur turma kuptoi se kush ishte ajo!
Të gjithë gazetarët e mbledhur në sallë ju drejtuan asaj duke harruar që përpara tyre po mbahej një spektakël. Madje disa prej tyre kanë filluar t’i kërkonin asaj të pozonte për ta duke shkaktuar goxha rrëmujë.
Por më pas kanë ardhur në ndihmë rojet e sigurisë, të cilët e kanë vendosur Lohan në rreshtin e parë, larg fotografëve dhe janë siguruar që ngjarja të mos përsëritej më.
Lindsay Lohan është shndërruar në një personazh mjaft spekulativ për mediat ndërkombëtare, paçka se interesi për të nuk ka humbur edhe pse ajo u bë 7 vjet që nuk ka aktruar pasi ka qënë tejet e zënë me problemet presonale. E megjithatë, ajo ka qënë në qëndër të vëmëndjes. (LajmeShqip.com)
Monday, 12 September 2011 19:15