Los Angeles – Përpara disa ditësh aktorja mahniti të pranishmit me prezencën e saj në Paris Fashion Week. E veshur me një fustan të gjatë deri tek gjuri, me një palë syze dielli dhe çantë të Fendi-t, me flokët e mbledhur dhe një makiazh pothuajse natyral, ajo është dukur e mrekullueshme.

Por krejtësisht ndryshe është dukur në shfaqjen e saj të fundit në publik. Të mërkurën, ylli 25 vjeçar e prirur më shumë për drama të jetës, është paraqitur në inaugurimin e Saints Row me një pamje krejtësisht të pazakontë mbi tapetin e kuq.
Kur Lohan ka buzëqeshur për fotografët, ajo ka zbuluar dhëmbët e saj të verdhë dhe deri diku edhe të nxirë, mbase për shkak të konsumit të madh të duhanit. (LajmeShqip.com)
Saturday, 15 October 2011 13:13