Lajme Shqip Friday, 08 February 2013 15:26

Lindsay Lohan e cila njihet që ka probleme të shpeshta me ligjin, tash u ka shkaktuar probleme edhe avokatëve të saj.

Pasiqë shumë procese gjyqësore janë të hapura e që kanë emrin e saj, ajo ua ka lënë gjithë punën avokatëve të saj.

Avokatët e Lindsayt, të angazhuar për një aksident në komunikacion vitin e kaluar e gjithashtu edhe për nje incident me paparacët, kanë treguar për tmz se Lindsay është tepër e zënë duke bërë piknik nëpër shumë vende të botës, andaj e gjithë puna me ligjin u ka mbetur atyre.