Edhe një sukses i radhës për këngëtaren Linda Halimi, e cila po ushtron karrierën e saj në SHBA.
Ajo sapo ka fituar garën për zërin më të mirë, që është mbajtur në Atlanta. “Jam shumë e lumtur që fitova në këtë garë dhe do ta hap koncertin gjigant madhështor në parkun e famshëm ‘Centenial’ në Atlanta.
Aty do të performoj përpara më shumë se 10 mijë njerëzve dhe do të jem 25 minuta në skenë”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Në këtë eveniment do të jenë të gjitha mediat e Xhorxhias dhe do të performojnë emra të njohur të skenës botërore. “Ky është promovim dhe nder i madh për mua dhe ndjej dashurinë që po më jep Amerika në vlerësimin e talentit tim, gjithmonë duke treguar me krenari që vijë nga Kosova dhe duke treguar vlerat tona si shtet i ri”, është shprehur Linda.
Saturday, 04 May 2013 13:42