Lajme Shqip Thursday, 22 December 2011 19:00

Sao Paolo – Braziliania Maria de Nazare (25 vjeçare) lindi një foshnje me dy koka. Nëna tha se po priste binjakë, por vetëm pak para lindjes mësoi se ishte shtatzënë me binjakë siamezë. 

Gjatë një kontrolli me ultrazë u vërtetua se ajo po barte një fëmijë me dy koka. Lindi me prerje cezariane. Të gjitha organet e foshnjës mashkull funksionojnë normal. Foshnja peshon 4.4 kilogramë.

Sipas mjekëve i porsalinduri gëzon shëndet të mirë, ndërsa të dy kokat kanë filluar të thithin gji.
Maria e cila jeton në një pjesë rurale të Brazilit, gjatë shtatzënisë nuk kishte bërë asnjë vizite ultratingujsh dhe mësoi për deformimin vetëm disa minuta para se të lindte, të hënën në mëngjes.

Gazeta britanike “Daily Mail”, shkruan se nëna në asnjë moment nuk mbeti e habitur per faktin që fëmija i saj ishte me dy koka. Ajo ka vendosur t’i pagëzojë fëmijët me emrat Emanoel dhe Jesus. Nëna dhe fëmija të martën pasdite janë transferuar në spitalin e qytetit Belem për kontrolle shtesë.

Pritet qe deri në fund të javës ata do të dalin nga spitali. Ekspertët sqarojnë se në këto raste bëhet fjalë për binjakë të cilët nuk mund të ndahen me anë të operacionit.