Durres- Vrau shokun e shkollës, gjykata lë në qeli adoleshentin Edrin Varaku. Seanca është zhvilluar në orën 14:20 minuta në Gjykatën e Durrësit. 16-vjeçari ka pranuar vrasjen, ndërsa është shfaqur i penduar në sallën e gjyqit për vrasjen e Adriatik Totës.
Prokuroria e Durrësit ka bërë të ditur i ka të gjitha provat, që rëndojnë mbi 16-vjeçarin Varaku, përveç faktit që edhe ai vetë e ka pranuar krimin e bërë, shkruan shqiptarja.
Ndërkaq, me anë të avokatit mbrojtjës, Varaku ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur si dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së Adriatik Totës. Adoleshti Varaku akuzohet për veprat penale të “vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e ditës së mërkurës 4 dhjetor 2013 në ofiçinën e shkollës Profesionale “Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit.
Friday, 06 December 2013 16:34