Lajme Shqip Thursday, 29 December 2011 12:15

Mbase për ju është e pamundur ta perceptoni, por vjen një moment në jetë ku ju ose partneri juaj nuk dini më çfarë dëshironi në të vërtetë!

Shpesh herë ndodh që monotonia të pushtojë lidhjen tuaj. Atëherë është edhe momenti kur njëri nga ju të dy kërkon një pauzë, e cila është e domosdoshme deri sa të kuptojë me të vërtetë se çfarë ndjen për ju. A jeni ju partneri i duhur për të?…

Ne të gjithë jemi përgjegjës të zgjedhjeve tona, edhe pse lumturia nuk varet plotësisht prej nesh. Të gjithëve na takon që të zgjedhim se si të përballemi me gëzimet dhe dhimbjet me të cilat na përball jeta. Lumturia tashmë nuk është më një çështje vetëm personale. Tashmë bëhet fjalë për një çështje sociale.

Nëse jeni ju personi që e vuani këtë situatë, gjëja më e mirë është të tërhiqeni plotësisht. Mbase është e pamundur, por kjo është zgjidhja juaj e vetme.

Nuk duhet të ushtroni presion ndaj partnerit, sepse duke e ngutur do të ndikoni negativisht në vendimet që do të marrë. Merrni frymë thellë dhe kuptoni se ai që duron gjithmonë del i fituar.

Ndoshta pas një kohe të shkurtër reflektimi, partneri juaj do të kthehet me një dëshirë më të madhe për të rinisur lidhjen me ju. (LajmeShqip.com)