Librazhd – Ka përfunduar brenda afatit të përcaktuar një tjetër rrugë e asfaltuar në Komunën e Rrajcës, në rrethin e Librazhdit, rreth 45 kilometra larg Elbasanit.
Punimet, të cilat nisën në fillim të këtij viti, me një fond prej 55 milionë lekësh të dhëna nga qeveria shqiptare, bënë të mundur rikonstruksionin e 2. 1 km rrugë, ku përfshihet edhe unaza e fshatit me të njëjtin emër.
Inxhinieri zbatues i projektit, Fadil Dezhgiu, tha se “projekti i cili ka përfunduar përpara afatit kohor parashikonte edhe ndërtimin e unazës me asfalt gjatë gjithë gjatësisë së saj si edhe të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha, të cilat tashmë kanë përfunduar”.
Kjo është unaza e parë në të gjitha komunat e nënprefekturës së Librazhdit.
Me ndërtimin e kësaj unaze tashmë banorët e fshatit Rrajcë do të qarkullojnë lehtësisht nga fshati në drejtim të komunës, pasi vetëm një vit më parë qarkullimi në këtë aks rrugor kryhej me vështirësi për shkak të gropave të mëdha dhe baltës.
Monday, 30 May 2011 20:12