Lajme Shqip Tuesday, 11 October 2011 20:58

Tripoli – Është afër disfata e qytetit Sirte që është edhe bastion e fundit e liderit të përmbysur të Libisë, Muammer Gaddafi. Këshilli Kombëtar i Tranzicionit dëshiron që me marrjen e Sirtes të shpall fitoren dhe njofton se pjesa e madhe e qytetit tanimë gjendet nën kontrollin e tyre.

Rezistenca e forcave të Gaddafit në Sirte që me javë të tëra gjendet i rrethuar me tanke dhe artileri, është dobësuar dukshëm.

Edhe avionët luftarak të forcave të NATO-s përkrahin forcat e udhëheqjes së re duke bombarduar pandërprerë qendrën e qytetit.

Ndërkaq vazhdojnë sulmet edhe ndaj qytetit Beni Valid që ende gjendet në duart e forcave të Gaddafit.

Ndërkohë udhëheqja e re mori në dorëzim aeroportin e Tripolit që gjendej nën kontrollin e forcave opozitare.