Tripoli – Kryengritësit libianë përparojnë drejt qyteteve, të cilat llogariten si qëndresa të regjimit libian.
Internet faqja opozitare Çibia al Jum njofton se kryengritësit e kanë ndërmarrë kontrollin mbi qytetin port Brega. Disa ditë në qytet nuk ka mjaftë ushqim.
Kundërshtarët e Gadafit vazhdojnë me sulme pasi dje e kanë ndërmarrë qytetin Axhabia dhe i detyruan forcat qeveritare të tërhiqen.
Media perëndimore njoftuan se terminali i naftës në Ras Lanuf është në duart e kryengritësve. Ata, sipas mediave, me siguri do të nisen drejt qytetit Misrata.
Sipas një banori të qytetit, sot mbi të kanë fluturuar aeroplanë të koalicionit. Forcat e koalicionit i kanë bombarduar mbrëmë qytetet Sebha dhe Sirt, ky i dyti vendlindja e Gadafit.
Sunday, 27 March 2011 16:05