Lajme Shqip Wednesday, 04 January 2012 18:52

Tripoli- Këshilli kalimtar libian sot e pezulloi Ligjin, të vendosur në vitin 1972, me të cilin janë ndaluar të gjitha partitë politike në Libi.

Këshilli komunikoi se e pezullon Ligjin e partive politike të vendosura nga “regjimi dhespotik i Moamer Gadafit me qëllim që të shkatërrohet jeta politike në Libi dhe libianëve me dhunë t’u imponohen idetë e tij”.

Pas rrëzimit të regjimit të ish-liderit libian Gadafi, nga fundi i gushtit të vitit të kaluar, në Libi u formuan disa parti politike, të cilat tani marrin edhe kornizë juridike për legalizim.

Gjatë pushtimit të tij 40-vjeçar, Gadafi promovoi “shtete të masave” dhe “demokraci të drejtpërdrejt” përmes kongreseve popullore në nivele të ndryshme të pushtetit në Libi.

Vetë Gadafi zyrtarisht nuk kishte kurrfarë funksioni shtetëror, por siç thoshte vetë ai “vetëm është udhëheqës i cili jep këshilla”. Megjithatë në praktikë gjithë pushteti ishte në duart e tij.