Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 10:00

Bengazi – Në Bengazi mbrëmë filloi Kongresi i parë legal i organizatës islamike “Vëllezëria myslimane” në Libi.

Organizata ishte e ndaluar gjatë ish regjimit në Libi dhe takimet e saja vjetore u organizuan në vendet e jashtme.

Në hapjen e Kongresit morën pjesë edhe përfaqësues të Këshillit kalimtar kombëtar.

Në tre ditët e ardhshme duhet të zgjidhet lideri i ri i organizatës ose të rizgjidhet aktuali, Sulejman Abdul Kadir. Në kongres pritet të merret vendimi për formim e partisë politike.

Sipas Kadir, organizata “Vëllezëria myslimane” u angazhua për një “shtet qytetar me identitet mysliman”.

Organizata “Vëllezëria myslimane” u shndërrua në një ndër forcat kryesore politike në Libi pas përmbysjes së regjimit të Moamer Gadafit. Organizata u angazhua për vendosje të islamit të matur dhe shprehi gatishmëri për ndarje të pushtetit në suaza të shtetit demokratik.