Tripoli – Lideri i kryengritësve libianë Abdel Fatah Junis e akuzoi NATO-n se reagojnë shumë vonë duke theksuar se nëse Aleanca nuk e kryen punën siç duhet, do të ngrejë çështje para Këshillit të Sigurisë të KB-së.
Junis foli në konferencë për shtyp në Bengazi. Sipas tij, sjellja e NATO-s i jep mundësi armatës së Gadafit të përparojnë çdo ditë dhe të vrasin civilë në Misrata.
“NATO veprojnë vonë dhe u lejojnë forcave të Gadafit të përparojnë. NATO u shndërrua në problem për ne”, deklaroi ai.
Diplomati amerikan Kris Stivens mbërriti në Bengazi ku filloi bisedime me përfaqësues të Këshillit kalimtar kombëtar të Libisë. Temë e bisedimeve janë ndihma humanitare dhe aspiratat demokratike të opozitës e cila kërkon dorëheqje nga Gadafi. Ai duhet të vendosë kontakte të ngushta me opozitën në Libi në momentin kur SHBA-ja shqyrton mundësi që ta pranojnë opozitën si bashkëbisedues legjitim. Franca, Katari dhe Talia tashmë e pranuan Këshillin.
Wednesday, 06 April 2011 06:36