Tripoli – Aeroplanët ushtarakë-britanikë, bombarduan një burimin libian të naftës, Sarir dhe dëmtuan naftësjellësin, i cili e lidh burimin me terminalin e naftës Hariga, në Detin Mesdhe. Në sulmin janë vrarë tre persona të sigurimit.
“Nuk ka dyshim se ky është akt i agresionit të kryer me shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe jashtë mandatit të rezolutës së KB-së”, deklaroi zëvendësministri libian i Punëve të Jashtme, Haled Haim.
Sarir është nën kontrollin e forcave të regjimit dhe është më i madhi në Libi me 80 për qind nga rezervat e naftës në shtet. Përfaqësues të kryengritësve libianë dje deklaruan se prej dy burimeve të naftës është ndërprerë dërgesa për shkak të sulmit artilerik nga forcat lojale të regjimit të Gadafit.
Thursday, 07 April 2011 06:34