Lajme Shqip Thursday, 15 March 2012 10:51

Pasardhësit e një kirurgu të vdekur në tragjedinë e Titanikut do të marrin një letër që paraardhësi i tyre e ka shkruar pak para përmbytjes.

Për të dhënë mesazhin në familjen e John Edward Simpson, që jeton në Belfast, do të jetë një person ende i paidentifikuar.

I cili ka vendosur të blejë letrën në ankand dhe ta bëjë atë publike.

Ankandi që u mbajt në Ishujt Long nuk pati asnjë blerës që ofroi çmimin minimal prej 34 mijë dollarëve.

Por në fund të ankandit një blerës që preferoi të qëndrojë anonim ka blerë letrën për një shumë që ende mbetet sekrete. Letra është shkruar në vitin 1912 dhe i drejtohej nënës së kirurgut.