Lajme Shqip Monday, 11 June 2012 13:43

Një letër e rrallë e shkruar në anglisht nga Napoleon Bonaparti është shitur në ankand për 325 mijë euro.

Shifra ka qenë befasuese për organizatorët e ankandit pasi është 5 herë më e lartë se sa pritej.

Letra daton në vitin 1816, por ajo që bie në sy është se ajo është e mbushur me gabime të shumta dhe i është dërguar për korrigjim një mësuesi anglishteje gjatë kohës që ishte në mërgim në ishullin e Shën Helenës.

Specialistët kanë thënë se kjo është një prej tre letrave që Napoleoni ka shkruar në anglisht.