Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 12:28

Lenny Kravitz do t’i bashkёngjitet trupёs sё “The Hunter Games”, nё rolin qё fansat e triologjisё mё tё shitur tё Suzanne Collins mezi e kanё pritur.

Aktori dhe muzikanti njёkohёsisht, do tё jetё nё rolin e Cinna-ёs, stilistit tё modёs pёr Katniss Everdeen (Jennifer Lawrence) gjatё kohёs qё ajo pregatitet pёr tё marrё pjesё nё ‘Hunter Games’.

Drejtori Gary Ross tha se Lenny i kishte lёnё njё pёrshtypje mbresёlёnёse nё rolin e tij tek ‘Precious’.

“Ngela i habitur kur pashё sa njeri i qetё, i fortё dhe i pёrmbajtshёm ishte! Ishte shumё i qёndrueshёm dhe i hapur, tamam ashtu siç duhet tё jetё edhe personazhi qё po kёrkojmё.”

Kravitz ёshtё propozuar pёr çmimin NAACP Image Award dhe SAG Award pёr rolin e tij nё ‘Precious’.

Ndёrkohё pritet qё ai tё nxjerrё albumin e tij tё nёntё “Black and white America” mё 30 Gusht.