Lajme Shqip Thursday, 19 January 2012 20:30

Nju Jork-Eastman Kodak, ikona e fotografisë botërore po falimenton. Kompania historike prej vitesh në krizë financiare dhe pa mundur të hedhë në treg produkte të reja të përshtatshme për teknologjitë e reja, ka paraqitur kërkesë për “nenin 11” të ligjit amerikan që kujdeset për falimentimin e firmave.

Eastman Kodak ka arritur të garantojë një borxh prej 950 milion dollarësh nga

Citigroup për të kapërcyer procesin e falimentimit. Gjatë periudhës që do të jetë nën administrim të kontrolluar,

Kodak do të vazhdojë të operojë falë financimit të marrë nga Citigroup.

Neni 11 përbën padyshim një goditje të rëndë për administratorin e deleguar Antonio Perez, i cili gjatë drejtimit të Kodak ka djegur 7 miliard dollarë në vlerë tregu.

Kompania shpreson që nëse gjithçka shkon mirë të arrijë të dalë nga kjo situatë brenda një viti pasi të ketë reduktuar kostot dhe shitur një pjesë të aksioneve.

E themeluar 131 vjet më parë me 19 mijë nënpunës, Kodak deklaroi gjendjen e saj të vështirë që në nëntor të vitit të kaluar kur paralajmëroi se nëse nuk do të mblidhte kapitale të reja do të ezauronte likuiditetin në dispozicion. (LajmeShqip.com)