Tiranë – Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL), Ekrem Spahiu, gjatë takimeve elektorale në zonën e Krumës (Kukës), shprehu mbështetjen për kandidatët e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, duke ftuar banorët të votojnë për ta në zgjedhjet vendore të 8 majit.
Gjatë takimit, kryetari Spahiu, pasi evidentoi vlerat patriotike të trevës së Hasit, tha se partia që ai drejton e kërkon votën e çdo patrioti për t’u bërë një zë i fuqishëm në politikën shqiptare. “PLL është një parti nacionaliste që kërkon bashkimin kombëtar ose e thënë ndryshe bashkimin e trojeve etnike, në një shtet të vetëm” u shpreh Spahiu.
|
|
Tuesday, 26 April 2011 13:56