Pas deklarimeve nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë se do të bëhet padi ndaj Forumit Rinor të LDK-së, për siç është thënë shpifje ndaj këtyre të fundit, ka reaguar FR i LDK-së.
“MASHT-i i PDK-së nuk e di që nuk mund të bëjë padi për asgjë, meqë këtë nuk ia lejon normativa e re ligjore e Republikës së Kosovës.Për deklarimet e FR të LDK-së nuk ka bazë për asnjë kallëzim, meqë FR i LDK-së i ka bërë të njohura burimet e veta. Kallëzim duhet të bëhet për falsifikueset e reja, familjare të zyrtarëve të lartë të PDK-së”, thuhet në reagim të FR të LDK-së.
“LDK-ja i bën thirrje përgjegjësve të procesit të Provimit të Shtetëror të Maturës, me në krye personin e quajtur Nehat Mustafa, që t’i lexojnë ligjet, ndërsa nga organet përkatëse kërkon që t’i hetojnë shkeljet e vazhdueshme të këtij personi dhe të bashkëpunëtorëve të tij në këtë proces, në procesin e kundërligjshëm të blerjes së librave për shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, të nënvizuar edhe në raportin e auditorit, si dhe në gjithë veprimtarinë e tij qëkur aty e kanë instaluar strukturat e PDK-së dhe ish-ministri Hoxhaj”, thuhet më tutje në deklaratë.
Thursday, 06 June 2013 11:52