Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh brengën e jashtëzakonshme për dhunën e ushtruar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në institucionin më të lartë përfaqësues të qytetarëve të Kosovës.
LDK thekson se dhuna e tillë cenon interesat madhore të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës dhe se qytetarët dhe institucionet e Kosovës si shtet i ri kanë nevojë për punë dhe përkushtim.
“Opozita duhet të heqë dorë nga bllokimi i dhunshëm Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe nga sjelljet primitive. Edhe deputetët e opozitës kanë marrë votat e qytetarëve që të punojnë në interes të tyre dhe jo të rrezikojnë sigurinë e të rrënojnë institucionet e vendit. LDK-ja mbështet deputetët e shumicës, të cilët me gjakftohtësi dhe dinjitet përballuan dhunën e ushtruar ndaj tyre dhe i falënderon ata për sjelljen e përgjegjshme.LDK-ja shpreh keqardhjen e thellë për rrezikimin e shëndetit të deputetëve të Kuvendit dhe në veçanti të deputetëve Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra”, thuhet në reagim.
Thursday, 08 October 2015 14:34