Prishtinë-Debati brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës për ndryshimet statutore dhe reformat tjera ka përfunduar dhe tani komisioni i ngarkuar nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie do t’i përfshijë vërejtjet dhe sugjerimet brenda statutit të partisë.
Kryesia e partisë do ta miratojë javën e ardhshme këtë statut, për t’ua përcjellë organeve tjera të partisë për miratim.
Ali Lajçi e ka lënë partinë pikërisht për shkak të këtyre reformave.
Berim Ramosaj nuk pajtohet me këto reforma, por thotë se nuk largohet nga partia. Ndër pikat me të cilat ai nuk pajtohet me ndryshimet në statut, është shtimi i kompetencave të kryetarit të LDK-së.
Ramosaj nuk pajtohet sidomos me nenin 14, i cili sipas tij, sanksionon të drejtën e anëtarit të LDK-së që të shpreh publikisht qëndrimet e tij.
Edhe për Ramosajn, edhe për Lajçin, Ismet Beqiri ka një përgjigje, ai thotë se ata që kundërshtojnë nuk e kanë lexuar fare këtë draft statut dhe para se të flisnin, do duhej të merrnin pjesë në debate. (LajmeShqip.com)
Monday, 23 January 2012 13:02