Prishtinë – Lidhja Demokratike e Kosovës, me një takim në Gjilan, filloi diskutimet me anëtarësinë e gjerë për ndryshimet në statutin e saj, si dhe për vazhdimin e procesit të reformave të brendshme në parti.
“LDK-ja do të vazhdojë të punojë për konsolidimin e brendshëm, për thellimin e demokracisë së brendshme, gjenerimin dhe realizimin e interesave të anëtarësisë së saj dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, theksoi kryetari i partisë, Isa Mustafa.
LDK-ja, shtoi ai, është parti në të cilën kanë punuar shumë gjenerata për 22 vite me radhë dhe e cila do të punojë edhe për gjeneratat e ardhshme.
Në bashkëbisedim u theksua se qëllimi themelor i Programit politik dhe i Statutit të ri të LDK-së është zhvillimi i demokracisë së brendshme në parti dhe se, për këtë është me rëndësi të qartësohen detyrat e të gjithëve, nga anëtari deri te kryesia, me qëllim konsolidimin dhe forcimin e mëtejshëm të saj.
Saturday, 07 January 2012 14:00