Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 12:48

Asamblistët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës

Asamblistët e partive opozitare në Kuvendin Komunal të Prishtinës e kanë miratuar buxhetin me ndryshime për kryeqytet për vitin e ardhshëm, 2016, raporton Indeksonline.

Asamblistët e Vetëvendosjes e kanë lëshuar sallën duke mos u pajtuar me propozimet e opozitës për ndryshimet që i kanë kërkuar.

Buxheti ka kaluar me propozimet e LDK-së dhe PDK-së, ku 29 për, 1 kundër dhe 2 abstenime. Në seancë po ashtu nuk ishte prezent as Shpend Ahmeti, i pari i Prishtinës, që për këtë u ankuan opozita që nuk është i interesuar për problemet në kryeqytet.