Prishtinë – Drejtues të Lëvizjes për Bashkim, konsiderojnë se Qeveria e Kosovës, do të duhej që menjëherë t`i ndërpresë bisedimet me Serbinë, dhe ta trajtojë në mënyrë të veçantë problemin me veriun e Kosovës.
Avni Klinaku, Kryetar i kësaj lëvizjeje, konsideron se fushata energjike e Serbisë për ndarje të Kosovës është përpjekje për imponimin e modelit serb për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës.
Klinaku, po ashtu u bën thirrje drejtuesve të Qeverisë së Kosovës, që sa më shpejtë të dalin me një platformë kombëtare për zgjidhjen e qështjes shqiptare në Preshevë, bujanoc e Medvegjë.
Lëvizja për Bashkim, konsideron se fushatës së Serbisë për ndarje të veriut, Qeveria e Kosovës duhet t`i përgjigjet me reciprocitet me Kosovën Lindore.
Sipas tyre, çfarëdo që Serbia të kërkojë për serbët e Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut, edhe Kosova të kërkojë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
Wednesday, 18 May 2011 15:20