Prishtinë – Lëvizja për Bashkim ka shprehur mbështetje për protestën gjithëpopullore e cila është paralajmëruar të mbahet të shtunën (nesër) në Preshevë.
Liderët e Luginës së Preshevës, kanë paralajmëruar për këtë protest, e cila do të mbahet në sheshin e Preshevës, për të shprehur pakënaqësinë për mënyrën e trajtimit të tyre nga ana e faktorëve vendimmarrës.
“ Lëvizja për Bashkim shpreh mbështetjen e fuqishme për këtë nismë dhe konsideron se protesta të tilla, jo vetëm që është dashur të jenë të vazhdueshme deri më sot, por duhet të jenë të tilla deri në shtruarjen dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës Lindore. Kjo protestë dhe format e tjera të reagimit nga ana e shqiptarëve të Kosovës Lindore janë dëshmia më e mirë se qetësia e normalizimi nuk do të arrihen kurrë me marrëveshje gjysmake që i anashkalojnë problemet reale”, thuhet veç tjerash në njoftimin e LB.
Friday, 10 May 2013 11:46