Lajme Shqip Saturday, 23 February 2013 10:15

Ajo ka pranuar vet se i është dukur vetja si një ndër aktoret më “të trasha” në Hollywood, por në fotografitë e para të realizuara për “Dior”, Jennifer Lawrence e ka dëshmuar të kundërtën.

Si një fytyrë e re që ka pozuar për “Dior”, aktorja 22 vjeçare, e veshur mjaft elegante, ka shpërfaqur tërë artilerinë e saj, shkruan Daily Mail.

Ylli i “The hunger games”, kësaj radhe, ua ka zënë vendin në “Dior” disa emrave të njohur, përfshirë këtu edhe Mila Kunis.