Moskë- Rusia dhe SHBA-ja nuk janë në prag të garës për armatim ose të Luftës së ftohtë, por vështirë mund të kuptohen motivet e Uashingtonit për zhvillimin e mbrojtjes kundërraketore, deklaroi sot shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov.
“Nuk mendoj se gjendemi në prag të ndonjë gare për armatim, të Luftës së ftohtë. Lufta e ftohtë që moti ka përfunduar. Rusia dhe SHBA-ja nuk janë kundërshtare, së afërmi kemi bashkëpunuar për çështjen për sigurinë ndërkombëtare. Konfrontimi nuk është burimi ynë dhe nuk mendoj se politikanët e mençur në SHBA dëshirojnë çfarëdo lloj përleshje”, theksoi Lavrov.
Ai shtoi se nëse SHBA-ja vazhdon me zhvillimin e mbrojtjes kundërraketore mund të paraqiten rreziqe të caktuara për fuqinë bërthamore strategjike ruse.
“Logjika jonë është mjaftë e thjeshtë dhe e kuptueshme. Përderisa në afërsi të kufijve tonë shpërndahet armë e cila potencialisht mund ta pamundësojë armatosjen tonë strategjike dhe ta zvogëlojë nivelin e sigurisë tonë, atëherë ne do të përgjigjemi ndaj saj”, theksoi Lavrov.
Wednesday, 18 January 2012 13:56