Ylli i One Direction Zayn Malik, ka inkurajuar edhe fansat e tij që të bëhen fansa të “Little Mix” për shkak se edhe e dashura e tij Perrie Edwards, është pjesë e këtij grupi.
Këtë Zayn e ka bërë pas publikimit të promos së këngës “How ya doin”, ku ai nuk ka përtuar që më së shumti në këtë këngë, ta lavdojë të dashurën e tij.
Zayn ka thënë se më së shumti i ka pëlqyer momenti kur në këngë paraqitet edhe Missy Elliot.
Malik ka ftuar fansat e tij në Twitter që ta pëlqejnë këtë këngë, shkruan Capital FM.
Ndërkaq edhe e dashura e tij, e ka lavdëruar yllin e One Direction, duke e quajtur atë “një të dashur perfekt”.
Wednesday, 10 April 2013 09:32