Higjiena vetjake ёshtё shumë e rёndёsishme, por me masё. Njё rregull i thjeshtё pёr larjen e duarve thotё: “Gjithmonё duart duhen larё para buke dhe mbasi dalim nga tualeti”. Nё kёtё mёnyrё mbrohemi nga mikrobet qё mund tё shkaktojnё diare.
Dushi i pёrditshёm ёshtё bёrё pjesё e pandashme pёr shumё persona, e megjithatё nuk duhet medoemos.
Njё dush çdo dy ditё do tё ishte i mjaftueshёm, pёrveç rasteve kur personat djersijnё shumё apo puna e pёrditshme i detyron qё tё lahen. Nё kёto raste duhet tё pёrdoren sapunë tё ‘butё’ qё respektojnё pehazhin (pH) e lёkurёs, nuk e irritojnё dhe nuk i shkaktojnё alergji.
Por, edhe pёrdorimi i tyre nuk mund tё ndalojё tharjen e lёkurёs qё vjen nga larja e shpeshtё dhe uji i nxehtё, sepse gjatё dushit trupi humbet shumё yndyrё.
Pas dushit ёshtё mirё qё tё aplikohet krem trupi, qё të pёrmbajё yndyrё dhe tё hidratojё lёkurёn.
Mё e lodhshme pёr lёkurёn ёshtё banjoja nё vaskё se sa dushi, mbi tё gjitha kur qёndrohet mё tepёr se 15 minuta dhe uji ёshtё i nxehtё.
Si mund tё zgjedhim sapunin ose shampon e pёrshtatshme pёr trupin tonё? Kёtё gjё e vendos tipi i lёkurёs sonё.
Lёkura e yndyrshme shkёlqen dhe pёr tё duhen pёrdorur produkte qё kanё pH afёrsisht 6, qё pёrkon me aciditetin e lehtё tё kёtij tip lёkure.
Lёkura e thatё tendoset, kruhet dhe djeg. Nё kёto raste duhen pёrdorur sapune qё i japin yndyrё lёkurёs dhe qё ruajnё shtresёn acide mbrojtёse tё lёkurёs. Tё mirё janё sapunёt pёr fёmijё dhe jo tё rekomandueshёm janё produktet pastruese me pёrmbajtje alkooli.
Lёkura normale ёshtё mё e favorshmja pasi mund tё pёrdorë çdo lloj sapuni apo shampoje. Pёr pH normal tё saj kujdeset flora bakteriale e shtresёs sё kornifikuar tё lёkurёs. (LajmeShqip.com)
Sunday, 29 January 2012 12:30 
