New York – Kur bëjmë diçka të mirë për dikë, shpesh tek ne mbetet ndjenja e kënaqësisë, lumturisë dhe paqes. Atëherë krijojmë ndjenjë të mirë për veten dhe kuptojmë që ekzistenca jonë ka kuptim.
Hulumtimi i kryer në Amerikë ka zbuluar se më shumë se 100 milion e popullatës amerikane vuan nga ndonjë formë depresioni, por që reduktohet pasi i vijnë në ndihmë dikujt.
Çështja kyçe e shërimit të depresionit është krijimi i emocioneve pozitive. Njerëzit depresivë nuk kanë mendim pozitiv për veten e tyre dhe si rrjedhojë u mungojnë emocionet pozitive, prandaj dhe shpesh tek ata është e pranishme ndjenja e zbrazëtisë.
Për këtë arsye shkencëtarët kanë theksuar një sërë aktivitete pozitive që do t’i ndihmonte njerëzit që të lirohen nga depresioni:
– Të tregohesh i sjellshëm me të tjerët;
– Të shprehësh falënderimin;
– Të bëhesh optimist;
– Të mendosh për gjërat e bukura në jetë.
Për ‘EveryDay Health’, Sonja Lyubomirsky ka thënë se njerëzit në depresion mund të bëhen më të suksesshëm nëse u kushtojnë më shumë rëndësi gjërave përreth tyre. Për shembull, shefi juaj ka për të qenë më i prirur të lëvdojë punën tuaj nëse sheh që ju e doni punën tuaj, se sa t’ju kritikojë që në fjalën e parë, ose partneri juaj mund të ndihet shumë më rehat me ju pas një akti mirësjelljeje që mund të tregoni.
E rëndësishme është të kuptohet se aktivitete të tilla nuk janë zëvendësim për terapi ose ilaçe, por janë të shkëlqyeshme si shtesë e terapisë ose ilaçeve.
Thursday, 19 January 2012 12:30