Lajme Shqip Thursday, 28 February 2013 14:20

Në takimin lamtumirës me kardinalët, Benedicti u ka bërë thirrje atyre që të punojnë “në unitet” për zgjedhjen e pasardhësit të tij.

Benedicti do të heqë dorë nga detyrat e Papatit sot në orën 20:00.

Ai ka bërë publike dorëheqjen e tij pak javë më parë, duke e arsyetuar me përkeqësimin e shëndetit.

Kardinalët pritet të zgjedhin papën e ri në fund të muajit mars.(LajmeShqip.com)