Londër- Shefja e Fondit monetar ndërkombëtar Kristin Lagard deklaroi se viti 2012 nuk do të jetë fundi i monedhës euro, pavarësisht krizës aktuale që ka përfshirë vendet e eurozonës. Një deklaratë e tille erdhi gjatë vizitës që Lagard po zhvillon në Afriken e Jugut.
“Shpesh më pyesin nëse viti 2012 do të jetë fundit i monedhës euro. Unë nuk mendoj se një gjë e tillë do të ndodhë”, deklaroi numri një i Fondit monetar ndërkombetar, duke shtuar se euro është një monedhe e re, por solide.
“Kemi brenda Eurozonës presion serioz lidhur me borxhet e disa vendeve apo me forcimin e sistemit bankar, të cilat duhen adresuar. Megjithatë mendoj seriozisht se monedha euro nuk do të zhduket gjatë 2012”, u shpreh Lagard.
Friday, 06 January 2012 18:14