Lajme Shqip Tuesday, 27 September 2011 11:56

New York – Lady Gaga ka qënë e angazhuar për ngritjen e një fondi për një çështje mjaft politike: propozimin për krijimin e një ligji që dënon diskriminim seksual. Sipas burimeve të CNN ajo ka mundur të mbledhë 35 mijë dollarë nëpërmjet një eventi të organizuar vetëm për 70 veta.

Të mërkurën, këngëtarja 25 vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, i është shprehur fansave të saj nëpërmjet Twitter-it se ditët e fundit i ka kaluar duke reflektuar, qarë dhe ulëritur. Arsyeja e këtij zemërimi nga ana e saj ka qënë vetëvrasja e një fansi të saj adoleshent, për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm që ai pësonte për homoseksualitetin e tij.

14 vjeçari përpara se të vetëvritej më 17 shtator, i la Lady Gagës një mesazh duke thënë: “Mirupafshim Mami Monstër. Faleminderit për të gjitha çfarë ke bërë!”

“Kam kaq shumë zemërim të mbledhur brënda meje!” ka thënë Gaga. “Diskriminimi seksual duhet të dënohet me ligj. Do të takoj presidentin; kjo çështje duhet të marrë fund. Brezi jonë e ka fuqinë për ta realizuar një gjë të tillë.”

Sipas burimeve të ABC News, Gaga fillimisht falenderoi presidentin Obama, 50 vjeçar, që sëbashku me gruan e tij Michelle Obama mbajtën një konferencë për ‘anti-diskriminimin’ në fillim të këtij viti. Këngëtarja e këngës “You and I” ju përgjërua të gjithë të pranishmëve në dhomë, përfshirë edhe presidentin, që të bëjnë të pamundurën për të parandaluar diskriminimin.  (LajmeShqip.com)