Lady Gaga ka porositur diamantë vezullues për t’i vënë në dhëmbët e saj. Pritet që kurora e diamantëve në gojën e saj të jetë rregulluar përpara fillimit të spektaklit të modës “Thierry Mugler” në Paris, në fund të muajit.
Gaga është ende e pavendosur se sa të tillë të vendosë në gojën e saj. Sigurisht që fatura nga ana e dentistit ka për të qënë po aq e kushtueshme sa vetë diamantët. Por Gaga nuk ka aspak frikë nga dentisti.
Lil Wayne ka një diamant të zhytur në dhëmb dhe për këtë arsye nuk mund të konsumojë asgjë të ngurtë. Duket sikur kjo do të jetë një stretegji për dietë… (LajmeShqip.com)
Saturday, 24 September 2011 10:02