Belfast – Mbrëmë është zhvilluar European Music Awards në arenën “Odyssey”, në Belfast, Irlandë e Veriut. Lady Gaga ka fituar për herë të dytë radhazi çmimin e artistes më të mirë të vitit.
Gaga ka mundur këngëtarët e mëdhenj si britanikja Adele, Jennifer Lopes, Beyonce dhe Kate Perry.
Duke fituar edhe çmimin për këngën më të mirë “Born This Way”, ajo është shprehur se ishte aq e lumtur aq sa nuk dinte si ta shprehte me fjalë, pasi edhe buzëqeshjen e saj nuk do e dallonin dot nga gjithë ai botox që kishte bërë fytyrë.
Ndërsa çmimin e artistit më të mirë mashkull e mori adoleshenti Justin Bieber, i cili ka mundur gjatë kësaj konkurence yjet si Eminem, David Guetta, Bruno Mars dhe Kanye West.
“Në fakt, unë kam votuar për Kanye West!… I falenderoj të gjithë fansat. Është hera e parë që e marr këtë çmim.,” ka thënë Bieber.
Mbrëmja e këtij spektakli u prezantua nga Selena Gomez, e dashura e Bieber. (LajmeShqip.com)
Monday, 07 November 2011 12:00 
