Lajme Shqip Wednesday, 13 February 2013 14:15

Lady Gaga është detyruar të anulojë katër koncerte për shkak të një lëndimi.

Superylli ka njoftuar fansat e saj në rrjetin social “Twitter” se ka marrë një infeksion në nyja.

Gaga ka thënë se e ka fsheur për një kohë të gjatë këtë fakt nga ekipi i saj, por siç shkruan The Sun “ajo nuk ka mundur të durojë më shumë”.

“E kam fshehur këtë nga stafi im por nuk dua ti zhgënjej fansat e mi të mrekullueshëm”, citohet të ketë thënë Lady Gaga.

Ende nuk dihet se kur Gaga do të jetë në gjendje të rikthehet në skenë ndërkaq fansat e saj janë shprehur mjaft të dëshpëruar për anulimin e koncerteve.