Lajme Shqip Monday, 03 August 2015 15:53

Përderisa Kuvendi i Kosovës po vazhdon të diskutojë rreth amendamenteve që do të hapnin rrugë themelimin e Gjykatës Speciale, në sallën e Kuvendit të Kosovës gjenden më pak se 50 deputetë, transmeton Telegrafi.

Përveç numrit të vogël të deputetëve vërehet edhe mungesa e kabinetit qeveritar. Të pranishëm për momentin janë vetëm kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa si dhe tre ministrat e tij.