Kuvendi poashtu miratoi në parim projekligjin për bujqësinë, dhe në shqyrtim të dytë atë për rregullimin e tokës dhe projektligjin për Policinë. Me kërkesë të Qeverisë, Kuvendi hoqi nga rendi i ditës projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lirinë fetare.
Rregullorja e re e Kuvendit të kosovës është një dokument i rëndësishëm i cili do të mundësoj funksionimin më të mirë të punës së kuvendit dhe te largoj defektet të cilat e kanë përcjelllë punën e mëparme të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasnici
tha se regulloren e re të Kuvendit nuk duhet ta shofim si pozitë apo opozitë, sepse qëllimi është ta bëjëm një rregullore e cila e bën funksionale punën e Kuvendit
Sipas Krasnicit regullorja e re e punës së Kuvendit duhet të jetë në përputhje me kushtetuëtn dhe ta bëjë sa më demokratike dhe funskionale punën e Kuvendit
Armend Zemaj, kryetar i nënkomisionit për mandate, imunitet dhe rregullore të punës së Kuvendit tha se baza juridike e regullores së re të Kuvendit është neni 81 i rregullore aktuale dhe neni 76 i Kushtetutës e vendit. Sipas Zemajt rregullorja e re e punës së Kuvendit është hartuar në bazë të standardeve më të mira ndërkombëtare dhe qëllimi i saj është funskionalizimi i punës së Kuvendit
Monday, 23 January 2012 21:29 