Lajme Shqip Thursday, 19 April 2012 13:07

Prishtinë – Sërish përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës për situatën në veri. Ishte deputeti i lëvizjës Vetëvendosje Liburn Aliu i cili në fjalën e tij tha se kjo Lëvizje nuk e ka drejtuar asnjëherë gishtin drejt një komuniteti ashtu siç ka deklaruar kryeministri Thaçi gjatë seancës së djeshme. Deputeti Aliu  akuzoi qeverinë se po amniston shtetin serb dhe po qëndron indiferente ndaj strukturave të Serbisë në Kosovë.

Kryeministri Thaçi doli menjëherë në foltore duke thënë se deputetët e  opozitës po mundohen të fitojnë vota mbi aktet kriminale që kushdo i kryen në territorin e Republikës së Kosovës.

Por në replikën e tij deputeti Liburn Aliu i tha kryeministrit se ishte pikërisht ai që e quajti akt terrorist sulmin në veri dhe pastaj u tërhoq nga ky deklarim.

Ndërkaq shefi i grupit parlamentarë të AAK-së Ardian Gjini u kyç në debat duke thënë se nuk ishte opozita por zyrtarë të qeverisë që bënë thirrje për dërgimin e forcave policore në veri të vendit.

Kryeministri Thaqi mori sërish fjalën duke thënë se aktin e vrasjes në Selver Haradinaj ne Mitrovicë vazhdon ta quaj akt terrorist. Më pas kryeministri iu tha deputetëve se nuk janë të ndërgjegjshme akuzat për takime me zyrtarët serb pasi takime të fshehta me ata sipas tij bëjnë edhe deputetët e partive opozitare. (LajmeShqip.com)