Lajme Shqip Thursday, 10 May 2012 10:18

Tiranë – Kuvendi në seancën e sotme plenare pritet të miratojë pr/ligjin “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it”.

Ky pr/ligj, miratimi i të cilit kërkon shumicë të cilësuar, i njeh misionit EULEX në Kosovë, autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat e përfshira në raportin e relatorit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për një trafik të mundshëm organesh të zhvilluar nga UÇK në fund të viteve ’90, edhe në territorin shqiptar.

Seanca e sotme parlamentare parashikon dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve me Kroacinë, “për ndihmë të ndërsjellë në rast të fatkeqësive dhe aksidenteve të mëdha” dhe “për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit”.

Në rendin e ditës së seancës së sotme është pr/rezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2011”.