Lajme Shqip Tuesday, 11 October 2011 10:09

Kuvajt – Ndërkohë që ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë në Kuvajt, ky shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe së shpejti pritet të nisë shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh.

Qeveria e Kuvajtit e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës pas udhëzimeve nga Lartmadhëria e Tij, Amir Sheikh Sabah Al-Ahmad.

Raportohet, gjithashtu, se gjatë distës së sotme pritet që t’i dorëzohet nota verbale e njohjes ministrit kosovar të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Teksti i njohjes në KUNA. (LajmeShqip.com)