Lajme Shqip Sunday, 24 March 2013 12:51

Ashton Kutcher “ka këshilluar” të gjithë që të mos e pyesin për të dashurën e tij, Mila Kunis.

Ai ka thënë se kohën e fundit e ka kuptuar se privatësia është tejet e rëndësishme dhe se do të ndihej më i lumtur tani nëse nuk do të flistë aq shumë nëpër intervsta të ndryshme për jetën e tij personale.

“E dini..kam mësuar se është shumë e vështirë të keni shumë privatësi kur jeni person publik por unë tani po mundohem të bëj këtë”, ka thënë aktori për “Elle” kur është pyetur për Mila Kunis.

“Marrëdhëniet janë një pikë ku do dëshiroja të kisha më shumë privatësi. Sa më përket mua, me gjithë fuqinë time jam duke u munduar ta bëj këtë. Të kem sa më shumë privatësi”, ka shtuar më tej aktori.