Mbretëresha e muzikës pop, Madonna ka shpërndarë në profilin e saj në “Instagram” disa skica, sipër të cilave ka shkruar “Bitch, We’re Madonna”.
Por a e dini se ato skica janë të punuara nga një shqiptar?!
Bëhet fjalë për artistin e supertalentuar, Armand Mehidri, i famshëm tashmë për skicat e tij apo siç ai vetë i quan “Fashion Illustrations”, i cili si duket pas Naomi Campbell dhe Jennifer Lopez ka fituar edhe zemrën e Madonës.
Me siguri djaloshi shqipar duhet të jetë ndier shumë i lumtur që puna e tij tashmë ka marrë pëlqimin edhe të yjeve botërore, transmeton Telegrafi.
Armand Mehidri është nga Tirana dhe studion në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Wednesday, 05 August 2015 18:21 

