Lajme Shqip Friday, 20 July 2012 21:22

 

Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë kryetari i partisë Vetvendosja, Albin Kurti thotë se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë të padrejta dhe prekin sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Kurti i njohur për qëndrimet e tij opozirtare, thekson se politikat e Bashkimit Evropian synojnë te mos e lejojne Kosovën të bëhet shtet i dështuar, në vend që të përqëndrohen në forcimin e shtetit të Kosovës.

“Për mua ka qenë shumë e çuditshme se si zëdhënësja Maja Kocijançiq më 21 maj të këtij viti, kur u zgjodh Nikoliqi president në Serbi, tha që ne presim vazhdimin e dialogut. Për mendimin tim kjo është një deklaratë shumë e padrejtë për shkak se gatishmëria e Serbisë për të dialoguar po shfaqet si një lloj amnistie për krimet, të cilat i ka bërë Serbia në të kaluarën, por edhe për krimet që vazhdon  t’i bëjë në Kosovë nëpërmjet strukturave ilegale shtetërore. Bisedimet e Kosovës me Serbinë nuk po e ndryshojnë Serbinë, por po e ndryshojnë Kosovën dhe atë për të keq”, tha ai.