Londër – Ndoshta mund të quhet edhe kuriozitete, por gjithsesi janë disa nga të vërtetat më të çuditshme në lidhje me trupin e njeriut dhe funksionimin e tij. I mblodhëm dhe i vendosëm në listën e mëposhtme:
– Hunda dhe veshët nuk ndalin kurrë së rrituri.
– Si shenjat e gishtave, edhe shenja e gjuhës është e ndryshme për çdo person.
– Njeriu mesatar shikon mbi 1460 ëndrra në vit.
– Kockat e gjymtyrëve janë më të forta sesa çimento.
– Meshkujt i zë lemza më shpesh se femrat.
– Meshkujt mund të lexojnë me shkronja më të vogla, në dallim nga femrat, ndërsa femrat dëgjojnë më mirë se meshkujt.
– Nëse përdor kufje, për një orë i shton bakteret në vesh rreth 700 herë më shumë.
– Harrojmë 80% nga çfarë kemi mësuar çdo ditë.
– Marilyn Monroe kishte 6 gishta në një nga këmbët e saj.
– Ka më shumë mikroorganizma të gjallë në lëkurën e njeriut, sesa ka njerëz në planet.
– Sa më shumë plakemi, aq më e hapur bëhet ngjyra e syve tanë.
– 7% e amerikanëve kanë pranuar se nuk e kanë larë kurrë trupin e tyre.
– ¼ e kockave të njeriut ndodhet në këmbë.
– Dhëmbët e njeriut janë të forta, si gurë të vërtetë.
– Çdo vit 2700 pacientë shkojnë në shtëpitë e tyre, pas një operacioni kirurgjikal, me pajisje metalike apo mjete te tjera pune, të harruara në trupin e tyre. Në vitin 2000 vdiqën 57 persona nga gabime të tilla. (LajmeShqip.com)
Sunday, 29 July 2012 18:00