VMRO i fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.”Çudia” më e madhe ishte fakti se partia e Gruevskit arriti të sfidojë dhe madje të triumfojë në dy kryeqytetet e shteteve me popullsi shqiptare, si Tirana dhe Prishtina. Në Prishtinë, VMRO mori 81 vota, pasuar nga BDI me 46, LSDM me 3 dhe në fund PDSH dhe RDK me nga një votë.
Ndërsa, fitore akoma më të thellë VMRO ka shënuar në Tiranë. Sipas rezultateve të KSHZ-së, partia e Gruevskit arriti që në kryeqytetin shqiptar të marrë 460 vota, një shumicë absolute përballë partive shqiptare.
Mendohet se në Kosovë, VMRO ka marrë votat e goranëve, ndërsa në Shqipëri, ato të minoritetit maqedonas të Pustecit dhe Gollobordës./albeu/
Wednesday, 30 April 2014 15:00