Lajme Shqip Wednesday, 26 August 2015 15:48

Rreth 13 vjet përpara se të bëhej udhëheqës i revolucionit në Kubë, Fidel Kastro i shkruante presidentit amerikan, Franklin D. Roosevelt.

Në nëntor të 1940-s, Kastro 12-vjeçar i shkruante presidentit të SHBA-së dhe i kërkonte t’i dërgonte një kartëmonedhë 10-dollarëshe, sepse nuk kishte parë kurrë një të tillë, shkruan Bota.al.

Gjithashtu në letër, Kastro i propozon presidentit amerikan zbulimin e minierave të hekurit.

“Nëse doni hekur për anijet tuaja, unë mund t’ju tregoj minierat më të mëdha në vend”, shkruan ai duke i dhënë adresën e vendit.

Letra e Kastros u rizbulua në vitin 1977 nga specialistë të arkivit kombëtar të SHBA-së. Kuptohet, në kohën kur është dërguar, ajo ka marrë përgjigjen që mund t’i jepej një fëmije 12 vjeçar.