Prishtinë – Vetëvendosje paralajmëron protestë për të shtunën. Protestën e ka paralajmëruar në Kuvend shefi i grupit parlamentar të VV-së, Visar Ymeri.
Ymeri ka thënë se edhe në këtë protestë do të kundërshtohen bisedimet me Serbinë. Ndërsa nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit kryesuesi i seancës së sotme të Kuvendit, Xhavit Haliti, ka kritikuar kërkesat e deputetëve për protesta. Haliti ka kujtuar se thirrjet për protesta kundër institucioneve kushtetuese të Kosovës në ambientet e Kuvendit është e ndaluar me ligj.
Në seancën e sotme deputeti i PDK-së, Ramë Vataj dhe ai i LDK-së, Ismet Beqiri, sërish janë përplasur rreth ASHAK-së. Ndërsa deputeti Lutfi Haziri i ka kërkuar ministrit Ramë Buja kthimin e 12 vajzave të mbuluara në shkollë. Ai ka thënë se dikush duhet të ndiqet penalisht, qoftë institucionet apo edhe prindërit e vajzës. Ministri i Arsimit Ramë Buja i është përgjigjur kërkesës së deputetit të LDK-së Lutfi Haziri, duke thënë se ai është shumë i interesuar për zgjidhjen e problemit të 12 nxënësve të cilat nuk vijojnë shkollimin. Buja i ka thënë Hazirit se janë ata, të cilët kanë aprovuar ligjin për arsimin e lartë parauniversitar në Kosovë.
Kuvendi miratoi ligjin për shtimin e kuotave të Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Në Kuvend u shty për më vonë sot raportimi i kuvendit të kryeministrit të Kosovës Hasim Thaçi për takimin me Ivica Dacëqi, pasi që, siç tha nënkryetari Kuvendit Xhasvit Haliti, ai është në krye të detyrës dhe se raportimin do ta bëjë më vonë gjatë ditës.Kërkesa dhe njoftimi i Halitit u prit me zhurmë.(LajmeShqip.com)
Thursday, 01 November 2012 14:15