Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 19:43

Kumanovë – Bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore nga koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” Gordana Jankulloska, sot realizoi takim me biznesmenët nga “Zona industriale” në Kumanovë.

Në takimin me përfaqësuesit nga bashkësia e biznesit, Jankulloska ka folur për lehtësimet që Qeveria i ka bërë nga sektori i biznesit në periudhën e kaluar, dhe i paralajmëroi edhe projektet e reja të mbuluara në programin “Manifest për reforma dhe zhvillim”.

“Sektori i biznesit ka qenë çdoherë në krye të prioriteteve të partisë tonë. Edhe në vitet e krizës më të madhe Qeveria është munduar që të ndihmojë”, tha Jankulloska dhe theksoi s’e Qeveria për mandatin e ardhshëm jo vetëm që nuk planifikon tatime të reja, por planifikon ulje të një pjese nga ato ekzistuese.

Ajo i informoi biznesmenët për masën zero për qind tatim të firmave mikro dhe të vogla, ose zgjedhje të regjimit tatimor për firmat që kanë të ardhura vjetore deri në 6 milionë denarë.

“Ne premtuam s’e do t’i ulim kontributet dhe do të vazhdojmë edhe më tej me uljen e tyre dhe me të gjitha ato të dhëna që për ju nënkupton ngarkesë. Qëllimi ynë është që firmat të punojnë në mënyrë legale”, shtoi Jankulloska.